Leon Goretzka mund të largohet nga Bayern Munich gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori gjerman nuk është zgjedhja e parë e trajnerit Thomas Tuchel për mesfushën dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer fare atij.
Manchester United e ka në listën e dëshirave gjermanin, por së fundmi në garë është futur edhe gjiganti italian Juventus.
28-vjeçari ka paralajmëruar se mund të largohet nga Bayerni, pasi Tuchel për qendër të mesfushës i beson më shumë dyshes Joshua Kimmich dhe Konard Laimer.
Juventusi nga ana tjetër e ka futur në axhendën e tyre gjermanin dhe pritet të dalin me një ofertë zyrtare.
Bayern Munich është i hapur për ta shitur Goretzkan, por dëshirojnë që nga largimi i tij të fitojnë rreth 45 milionë euro. /Telegrafi/