Juventusi ka përpiluar një strategji për transferimin e Christian Eriksenit si lojtar i lirë.
Eriksen është në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenham Hotspur dhe shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.
Real Madridi dhe Atletico Madridi janë lidhur shumë më një transferim të Eriksenit, por klubi anglez dëshiron së paku 80 milionë euro për të.
Kjo shifër ka zbehur interesimin e klubeve spanjolle dhe kjo thuhet se i ka ndihmuar Juventusit për të bërë një strategji për transferimin e tij si lojtar i lirë.
Sipas gazetës AS, Juventus synon ta mbajë Tottenhamin në presion dhe në fund ta presë Eriksenin dhe ta transferojë si transferim të lirë në vitin 2020.
Kampionët e Serie A e bënë këtë me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, ndërsa do të përpiqen të vendosin një marrëveshje para-kontrate në janar edhe me Eriksenin. /Telegrafi/