Site icon Telegrafi

Juventusi synon transferimin e dy yjeve të Manchester United me një ofertë qesharake

Juventusi ka monitoruar nga afër sulmuesin e talentuar anglez të Manchester United, Jadon Sancho për një periudhë të gjatë kohore.

Megjithatë, ditët e fundit në listën e synimeve të skuadrës italiane ka dalë një emër i ri: mesfushori holandez Donny van de Beek, gjithashtu anëtar i Manchester United.

Sipas informacioneve të fundit nga British Isles, klubi anglez po shqyrton mundësinë e shitjes së të dy lojtarëve për një shifër që përflitet të jetë rreth 30 milionë euro.

Interesi i Juventusit për Jadon Sancho nuk është befasues, duke pasur parasysh talentin e tij të pamohueshëm dhe shkathtësinë në fushë.

Sancho, i cili iu bashkua Manchester United në verën e vitit 2021 për një tarifë rekord, është përballur me sfida për t’u përshtatur në Ligën Premier, por ai tani është përjashtuar nga trajneri Erik Ten Hag që nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe Juventusi po mundohet ta shfrytëzojë këtë për transferimin e tij.

Nga ana tjetër, mesfushori holandez, Donny van de Beek, ka pasur kohë të kufizuar në fushë që nga ardhja e tij në Manchester United në vitin 2020.

Aftësia e tij për të shpërndarë topin dhe vizioni i tij në lojë e bëjnë atë një objektiv tërheqës për Juventusin. kërkon të forcojë mesfushën e saj.

Kësisoj bardhezinjtë nga Torino do të tentojnë që në janar me 30 milionë euro t’i transferojnë dy yjet e United me të vetmin qëllim që karriera e tyre të kthehet në binarë pas transferimit në Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version