Site icon Telegrafi

Juventusi synon transferimin e dy yjeve të Bayernit

Juventusi është duke shikuar mundësinë për ta përforcuar skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Zonja e Vjetër kërkon të përforcojë repartin e mesfushës dhe atë të sulmit.

Mediat italiane kanë raportuar se dy lojtarët që janë në listën e bardhezinjve aktualisht janë pjesë e gjigantit gjerman Bayern Munich.

Mesfushori francez Corentin Tolisso dhe sulmuesin holandez Joshua Zirkzee janë në planet e gjigantit italian.

Të dy futbollistët nuk janë titullar te Bayerni dhe duan më shumë hapësira duke kërkuar largimin nga klubi.

Kampioni në fuqi i Italisë po mundohet që ta shfrytëzojë këtë kërkesë të futbollistëve dhe t’i transferojë ata në Torino.

Konkurrenca është e madhe për të dy lojtarët, pasi Tolisso kërkohet edhe nga PSG, Inter e Manchester United.

Në anën tjetër Zirkzee është duke u kërkuar nga skuadra si Parma, Atalanta, Club Brugge, Everton, West Ham United, Liverpool, Koln e Eintracht Frankfurt.

Torinezët janë të gatshëm të shpenzojnë 40 milionë euro për afrimin e dyshes së klubit gjerman, 30 për francezin Tolisso dhe 10 të tjera për holandezin e talentuar Zirkzze. /Telegrafi/

Exit mobile version