Telegrafi

Juventusi synon talentet e Italisë, Chiesa e Zaniolo gjithmonë e më afër bardhëezinjëve

Chiesa e Zaniolo. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Juventusi gjithmonë në gjirin e saj ka pasur talentet e futbollit italian, ndaj në këtë verë do të mundohet ta bëjë të pamundur që të sigurojë dy prej tyre.

Federico Chiesa dhe Nicolo Zaniolo janë në radarin e kampionëve të Italisë.

Drejtuesit janë të bindur se të paktën njëri prej tyre do të vishet bardhezi në verë.

Chiesa e Zaniolo. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Zonjës së Vjetër” nuk i mungojnë paratë apo lojtarët që mund t’i përfshijë në operacione të tilla.

Ricardo Orsolini mund të ofrohet nga Juventusi në bisedimet me Fiorentinën për Chiesas.

Ky i fundit vlerësohet 50-60 milionë euro, ndërsa Juventusi do të ofrojë paratë edhe kartonin e Orsolinit, që vlerësohet 10-13 milionë euro.

Orsolini këtë sezon është i huazuar te Bologna, ku po paraqitet mirë.

Sa i përket Zaniolos rëndësi do të ketë edhe kualifikimi apo jo i Romës në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/