Site icon Telegrafi

Juventusi synon ta blindojë De Ligt, holandezi ka dy opsione për kontratë të re

Matthis de Ligt po kalon vitin e tij të tretë te Juventusi, por duket se e ardhmja e tij do të jetë edhe për shumë vite bardhezi.

Qendërmbrojtësi holandez ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2024, por Zonja e Vjetër synon që ta blindojë atë me një kontratë edhe më të gjatë.

Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Arsenal e Barcelona janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Juves t’i ofrojnë kontratën e re.

Tuttomercatoweb ka raportuar se drejtuesit e Zonjës së Vjetër i kanë ofruar lojtarit dy opsione për rinovimin e kontratës.

E para është që De Ligt të vazhdojë kontratën deri në vitin 2026 ku do të ketë pagën e njëjtë prej tetë milionë eurove në sezon dhe bonuset.

Lexo po ashtu Nga Ibrahimovic te Pogba, Haaland e De Ligt, lojtarët që menaxhoheshin nga Raiola kanë marrë tanimë vendimin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen

Ndërkohë e dyta është që ai të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 me pagë më të ulët, por edhe me një klauzolë lirimi e cila do të jetë nën shifrën e 100 milionë eurove.

Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje mes palëve me De Ligt që po vlerëson dy opsionet. /Telegrafi/

Exit mobile version