Juventusi luan sot (e premte) në shtëpi ndaj Lyonit në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Lyonit.
Kështu, djelmoshat e Maurizio Sarrit synojnë ta shkrijnë disavantazhin në ndeshjen kthyese e cila zhvillohet sot në Torino me fillim nga ora 21:00.
Të dy skuadrat janë gati për këtë ndeshje e cila vjen pas rreth pesë muajve pauzë shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Sarri ka bërë gati formacionin e tij me të cilin do të luajë dhe befasia e vetme pritet të jetë lënia në bankë e yllit argjentinas, Pauolo Dybala.
Në anën tjetër, Rudi Garcia i Lyonit pritet të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm për të tentuar kalimin tutje në çerekfinale.
💪FINO ALLA FINE ⚪️⚫️
🏆 @ChampionsLeague
🆚 @OL_English
🏟 Allianz Stadium
⏰ 21:00 CEST
📲 #JuveOL pic.twitter.com/wNcFyADsMW— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 7, 2020
Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Cuadrado, Higuain, Ronaldo.
Lyon (3-5-2): Lopes; Denayer, Marcelo, Marcal; Dubois, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Cornet; Depay, Dembele.
/Telegrafi/