Juventusi ka një rekord 100 për qind në Ligën e Kampionëve dhe nuk ka pranuar ende një gol në këtë garë këtë sezon, në kontrast të plotë me atë që po kalon në Serie A.
Të besuarit e Allegrit në Serie A janë aktualisht 16 pikë prapa liderëve Napoli dhe Milan dhe nuk po duken si një konkurrent për top katërshe, ndërsa iu duhet shumë punë që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Juventusi është i nënti pas 11 ndeshjeve, ndërsa Bianconerët vijnë nga tre ndeshje në Serie A pa fitore, duke marrë një pikë kundër kampionëve në fuqi, Interit dhe humbjet e njëpasnjëshme 2-1 ndaj Sassuolo dhe Hellas Verona.
Fitorja e fundit erdhi në Ligën e Kampionëve dy javë më parë, kur Juventus mori tre pikë kundër Zenit St Petersburg në Rusi.
Dejan Kulusevski hyri për të zëvendësuar Federico Bernardeschi të dëmtuar dhe suedezi shënoi golin e fitores, ku Juventus mori fitoren e tretë në Grupin H.
Juventus qëndron i pari me nëntë pikë nga tre ndeshjet e para, duke mposhtur Chelsean në Torino dhe Malmö FF në Suedi përpara ndeshjes kundër rusëve.
Por kriza në Serie A i ka lënë në hije rezultatet në Ligën e Kampionëve, pasi Juventus synon të shkojë në të 1/16 pas katër ndeshjesh.
Juventusi ka shënuar pesë gola me pesë golashënues të ndryshëm dhe nuk ka pranuar asnjë në tre ndeshjet e para.
Zonja e Vjetër shpreson të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt sonte, kur luan ndaj Zenit në stadiumin Allianz në Torino.
Rezultatet e Juventusit në Ligën e Kampionëve 2021/22
N:3 F:3 B:0 H:0
Diferenca e golave: 5-0
Malmö FF 0-3 Juventus: – Alex Sandro, Dybala, Morata
Juventus 1-0 Chelsea: – Chiesa
Zenit St Petersburg 0-1 Juventus : Kulusevski
REENDITJA – Grupi H
- Juventus – 9 pikë
- Chelsea – 6 pikë
- Zenit St Petersburg – 3 pikë
- Malmö FF – 0 pikë
/Telegrafi/