Juventusi ka marrë sinjale pozitive nga agjenti i njohur Mino Raiola që e prezanton Blaise Matuidin.
Bianconerët janë duke e kërkuar një mesfushor për ta përforcuar skuadrën dhe franceiz është i destinuar të bashkohet me kampionët e Italisë.
Sipas Premium Sport agjenti i Matuidit, Mino Raiola, ka biseduar me Paris Saint-Germaininq ë ta ulë paksa çmimin.
Klubi i Ligue 1 duhet të shes disa lojtarë që të mos bie pre e Financial Fair Play pas transferimit të Neymar për 222 milionë euro.
Mësohet se shifra që mund ta ofrojë Juventusi është 20 milionë euro. /Telegrafi/