Juventus vazhdon të mbetet i shqetësuar rreth situatës shëndetësore të Paulo Dybalas.
Argjentinasi vazhdon të vuajë pas dëmtimit të gradës së ulët të ligamentit të gjurit të tij të majtë kundër Sassuolos.
Ai ka mbetur jashtë që prej asaj kohe kur ishte 10 janar, ndërsa është pritur të kthehet pas (20-30 ditë), por kjo kohë është tejkaluar më shumë se sa duhet.
Për momentin, argjentinasi ka ende telashe: kjo është arsyeja pse ai fluturoi sot, nën shoqërinë e mjekut të Juventusit, në Barcelonë për një konsultë me profesorin Ramon Cugat.
Qëllimi i lojtarit dhe klubit është që ai të kthehet të paktën për ndeshjen e kthimit kundër Portos më 9 mars.
Bianconerët do të duhet të përmbysur rezultatin 2-1 nga ndeshja e parë në Portugali. /Telegrafi/