Telegrafi

Juventusi shpreson të fitojë garën për Tonalin

Sandro Tonali (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Juventusi ka shpresa për të fituar garën për shërbimet e talentit italian të Brescias, Sandro Tonali.

Tonali ishte lojtari kryesor i Brescias sezonin e kaluar duke e ndihmuar të inkuadrohet në Serie A këtë sezon, ndërsa ka befasuar për të mirë.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Tonali të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane, e në veçanti ato elitare italiane.

Lexo po ashtu Rivaliteti Juventus-Inter nuk mbaron kurrë, dy klubet në luftë për tre lojtarë

Sipas mediumit Calciomercato, Juventusi mbetet i vendosur për të nënshkruar me Tonali, megjithëse ata përballen me konkurrencë të fortë për yllin e Brescias.

Interi është në bisedime për një marrëveshje për 19-vjeçarin, ndërsa Atletico Madridi është duke përgatitur gjithashtu një ofertë të rëndësishme.

Juve mbeten favorit, megjithëse Bianconerët shpresojnë të bien dakord për një marrëveshje këtë muaj që do të shohë Tonalin të transferohet në Torino në fund të sezonit. /Telegrafi/