Site icon Telegrafi

Juventusi shpreson që Dybala do të qëndrojë

Paulo Dybala nuk është i lumtur me trajtimin që po i bënë Andrea Pirlo te Juventusi në këtë fillim edicion.

Sulmuesi argjentinas nuk e përjashton mundësinë e largimit nga Zonja e Vjetër qysh në afatin kalimtar të janarit.

Dybala aktualisht ka kontratë me Biankonerët deri në vitin 2022, derisa disa skuadra të mëdha janë të interesuara për të.

Mirëpo, Juventusi është duke punuar që të mbajë atë edhe për disa vite në Torino, por një gjë e tillë vështirë mund të ndodhë aktualisht.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, kampioni në fuqi i ligës italiane dëshiron që La Joya të firmosë kontratën e re.

Në garë për transferimin e tij besohet se janë Bayern Munich, Barcelona dhe Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version