Site icon Telegrafi

Juventusi shpëton në fund ndaj Atalantas, Ronaldo me dy gola nga penalltia ia siguron një pikë “Zonjës së Vjetër”

Cristiano Ronaldo (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images)

Juventusi ka barazuar në shtëpi ndaj Atalantas me rezultat 2-2, në një ndeshje shumë të fortë.

Edhe pse Juventusi e kishte iniciativën në minutat e para, ishte Atalatan që gjeti golin e epërsisë.

Disa kombinime të bukura në minutën e 16-të të ndeshjes mes Papu Gomes e Duvan Zapata, sollën golin e parë, pasi kolumbiani goditi fortë nga brendësia e zonës.

 

Goli i pësuar i bëri keq Juves që nuk mund të organizonte sulm të rrezikshme tek porta e Golinit.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e bergamasve, që zhvilluan një futboll shumë të bukur.

Pamje nga ndeshja (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Me të filluar pjesa e dytë, “Zonja e Vjetër” filloi sulmin me të gjitha forcat.

Pas një harkimi në zonë të Paolo Dybala, me dorë luan De Roon dhe gjyqtari akordon penallti (55’).

Nga pika e bardhë i saktë doli të jetë Cristiano Ronaldo për 1-1.

 

Juventusi kishte inicativën pas barazimit, duke renditur disa raste të mira, sidomos me Ronaldon.

Por goli i tretë u shënua nga Atalanta, ku Ruslan Malinovsky, mori një top në hyrje të zonës dhe me një gjuajte të fuqishme shënoi për 2-1.

 

Kur pritej që Atalanta të fitonte dhe të hapte luftën për titull, Luis Muriel luan me dorë në zonë dhe akordohet përsëri penallti për Juven.

Ronaldo edhe një herë ishte i saktë nga pika e bardhë për 2-2.

 

Juventusi me këtë barazim kalon në kuotën e 76 pikëve, shtatë më shumë se Lazio e dyta dhe nëntë më shumë se Atalanta e treta. /Telegrafi/  

Exit mobile version