Telegrafi

Juventusi shikon Gustavon si alternativë

Juventus kanë gjetur edhe një kandidat për mesfushën e tyre, pasi i kanë vënë syrin futbollistit të Wolfsburgut, Luiz Gustavo.

Bianconerët janë duke rrotulluar një rrotë ruleti për mesfushorët në treg, me Axel Witsel, i cilu u raportua kohëve të fundit se është në krye të preferencave të klubit.

Megjithatë, Calciomercato.it kanë shtuar një kandidat më shumë në listën e skuadrës italiane.

Lexo po ashtu Vidal thumbon ish-skuadrën: Juve të fortë, Bayerni më të mirët në botë

Kjo pasi, Luiz Gustavo mund të përfundojë duke u bashkuar me ‘Zonjën e Vjetër’.

29-vjeçari do të jetë më pak i shtrenjtë se Witsel, pasi vjen në 20 milionë euro dhe jo 25 milionë të kërkuar nga Zenit St Petersburg. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet