Site icon Telegrafi

Juventusi shet te Lazio dyshen italiane – sezonin e shkuar ishin në huazim

Lazio ka rënë dakord për një huazim të dyfishtë me detyrim blerje me Juventusin për lojtarët Luca Pellegrini dhe Nicolo Rovella.

Sipas Sky Sport Italia, negociatat e zhvilluara sot rezultuan të frytshme dhe janë mbyllur me një marrëveshje për dyshen.

Juventusi do të fitojë 17 milionë euro për Rovellan dhe 4 milionë euro për Pellegrinin, pra një total prej 21 milionë eurove.

Mbrojtësi i majtë Pellegrini kishte kaluar tashmë gjashtë muajt e fundit të sezonit 2022/23 si huazim te Lazio dhe ishte i vendosur të qëndronte.

Lexo po ashtu Juventusi shumë afër t'i shesë dy lojtarë - pas tyre fillojnë blerjet

24-vjeçari gjithashtu ishte lidhur me Milanin, Fulhamin dhe OGC Nice gjatë verës.

Po ashtu ka marrëveshje edhe për mesfushorin 21-vjeçar Rovella, i cili do të luajë në ‘Olimpico’ nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

Rovella e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Monza, ndërsa ishte blerë nga Genoa në janar 2021 për 26 milionë euro plus bonuset. /Telegrafi/

Exit mobile version