Telegrafi

Juventusi shet Pogban dhe blen këta tre lojtarë

Juventus janë duke planifikuar që ta shesin Paul Pogban, dhe me ato para të ofrojnë në skuadër Edinson Cavani, N’Golo Kanten dhe Henrikh Mkhitaryan.

Bianconerët janë të gatshëm ta shesin mesfushorin francez në njërën nga skuadrat si Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Manchester City ose PSG, por vetëm nëse paguhen mbi 100 milionë euro.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër ka menduar edhe ku t’i investojë paratë e marra nga Pogba.

Transferimet primare janë Edison Cavani i PSG-së dhe Henrikh Mkhitaryan i Boursia Dortmund.

Lojtarë tjerë që pëlqehen për mesfushën janë edhe Amadou Diawara i Bolognas, dhe Kante i Leicester Cityt. /Telegrafi/