Këngëtarja e famshme amerikane, Rihanna, e ka përcjellë nga afër ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Juventusit dhe Atletico Madridit.
Ylli i muzikës pop kishte udhëtuar në Torino dhe ishte e pranishme në Juventus Stadium për ta shikuar nga zona VIP sfidën e madhe të futbollit evropian.
Ajo tërhoqi vëmendjen e fotoreporterëve me prezencën e saj, ndërsa dukej mjaft e përqendruar te loja që zhvillohej ne fushë.
Rihanna njihet si një mikeshë e ngushtë e Cristiano Ronaldos dhe njëherësh është një tifoze e flaktë e Juventusit.
Ndryshe, Zonja e Vjetër e fitoi këtë takim me një gol të vetëm të shënuar nga Paulo Dybala nga gjuajtja e lirë. /Telegrafi/