Site icon Telegrafi

Juventusi i shënon dy gola për tre minuta Napolit, Danilo gjen golin 40 sekonda pas debutimit

Juventusi ka arritur t’i shënojë dy gola të shpejtë në ndeshjen derbi të javës në Serie ndaj Napolit.

Zonja e Vjetër e ka nisur mirë ndeshjen ndaj Napolit, duke treguar forcën qysh në fillim të ndeshjes.

Bianconerët arritën t’i shënojnë dy gola napolitanëve në më pak se tre minuta.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të dhe ishte mbrojtësi Danilo, i cili shënoi në debutim për 1-0 pas asistimit të Douglas Costas.

Ky gol i mbrojtësit brazilian erdhi në më pak se një minutë apo vetëm 40 sekonda pas debutimit me Juventusit, pasi zëvendësoi Mattia De Sciglion.

Në minutën e 19-të ishte Gonzalo Higuain, i cili shënoi një gol të bukur për ngritjen e epërsinë në 2-0. /Telegrafi/

Exit mobile version