Site icon Telegrafi

Juventusi rishqyrton të ardhmen e Dybalas mes pengesave të shumta të lëndimeve

Lajmi për dëmtimin e fundit të Paulo Dybala, i gjashti i tij këtë sezon deri më tani, ka ngritur pikëpyetje të tjera për të ardhmen e lojtari në Juventus, sepse ai ka humbur 13 ndeshje tashmë këtë sezon.

Trajneri Massimiliano Allegri bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp se La Joya do të mungojë edhe në takimin e së dielës në Serie A me Spezian.

Ai pritej të rikthehej nga një tjetër problem muskulor, por pësoi një lëndim të ri më stërvitje të premten. Ky ishte lëndimi i gjashtë i ndryshëm që Dybala ka pësuar në sezonin 2021-22.

Lexo po ashtu Drejtori i Juves konfirmon se klubi do të takohet me Dybalan për rinovimin e kontratës

Ato rrallë janë lëndime serioze, por janë të vazhdueshme dhe jo aq të shkurta, që do të thotë se ai nuk mund të bashkojë kurrë ndonjë shfaqje të qëndrueshme ose kohë të rregullt të lojës.

Me kontratën e tij që skadon më 30 qershor dhe raportet se Juventusi ka vendosur t’i ofrojë një pagë më të ulët se 10 milionë euro në sezon plus bonuse të rënë dakord fillimisht, e ardhmja e tij mbetet në dyshim.

Nuk është befasi për askënd që Bianconerët vendosën që propozimi i kontratës të ketë një shifër më të ulët dhe pjesa tjetër të lidhet me bonuset e lidhura me performancën.

 

Kjo do të thotë se nëse shqetësimet e dëmtimit të Dybala vazhdojnë dhe ai bën relativisht pak paraqitje në të ardhmen, klubi nuk do të duhet të paguajë aq shumë sa i përket pagës.

Është e mjaftueshme për të bërë një diferencë të madhe, duke marrë parasysh se Dybala humbi 25 ndeshje midis 2015 dhe 2020, por sezonin e kaluar mungoi në 21 takime për shkak të lëndimit dhe deri më tani këtë sezon ka munguar në 13 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version