Juventusi thuhet se i ka kthyer vëmendjen e tyre tek mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Edhe pse Juve tashmë kanë nënshkruar me Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot këtë verë, kuptohet se ata duan edhe nënshkrimin e një mesfushori të madh.
Kështu, sipas mediave Calciomercato.com dhe Marca, Bianconerët kanë ardhur në përfundim se lojtari i duhur është mesfushori Eriksen.
Danezi ka të mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me Tottenhamin dhe ka paralajmëruar dëshirën e tij për të provuar një sfidë të re.
Emri i tij thuhet se ka fituar në garën mes emrave të njohur si Paul Pogba, Nicolo Zaniolo dhe Sergej Milinkovic-Savic.
Transferimi i mesfushorit danez mund t’i kushtojë klubit italian rreth 70-80 milionë euro, ndërsa për të interesim ka shprehur edhe Atletico Madridi. /Telegrafi/