Telegrafi

Juventusi rikthen interesimin për De Paul

Sa herë afrohet afati kalimtar për transferimin e futbollistëve, Rodrigo De Paul lidhet me klube të mëdha, kryesisht ato italiane.

Mesfushori argjentinas prej katër vitesh është pjesë e Udineses dhe ka shkëlqyer me fanellën bardhezi.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka rikthyer përsëri interesimin për të nënshkruar me De Paul.

Tuttosport ka raportuar se trajneri Andrea Pirlo e pëlqen jashtëzakonisht shumë mesfushorin dhe dëshiron ta ketë në skuadrën e tij qysh nga janari.

Drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë filluar bisedimet me Udinesen për të arritur një marrëveshje për lojtarin.

Juve është gati ta bëjë një ofertë prej 10 milionë euro për lojtarin, si dhe t’i japë Udineses të drejtat e lojtarit Rolando Mandragora për De Paul.

Kjo ofertë duket se do ta kënaq Udinesen e cila e vlerëson rreth 35 milionë euro kapitenin e saj.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Inter, Milan, Leeds United e Leicester City. /Telegrafi/