Site icon Telegrafi

Juventusi rikthehet te fitorja, triumfon ndaj Salernitanas

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi ka marrë pikë të plota në udhëtimin te Salernitana në Stadio Arechi, ku fitoi me rezultat 2-0.

Bianconerët shënuan nga një gol në secilën pjesë për të dalë fitues në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.

Paulo Dybala shënoi një gol fantastik në fraksionin e parë të lojës (21’), pasi pranoi një top nga Dejan Kulusevski.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në gjysmën e dytë, i asistuar nga Federico Bernardeschi, Alvaro Morata e devijoi topin nën këmbët e portierit dhe në rrjetë, vetëm katër minuta pasi hyri në fushë (70’).

Në minutat shtesë, Morata u ndalua në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti, mirëpo Dybala goditi jashtë nga pika e bardhë.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Me këtë fitore, Juventusi ngritet në kuotën e 24 pikëve aq sa ka edhe Fiorentina një pozitë më lartë. Ndërsa Salernitana mbetet në vend të fundit në tabelë me tetë pikë pas 15 xhirosh. /Telegrafi/

https://twitter.com/juve_canal/status/1465776123099467778

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1465794853019783172

https://twitter.com/RTWCalcio/status/1465799538963365888

Exit mobile version