Juventusi ka fituar ndaj Spal në një ndeshje që shënuan Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain, që nuk kishin shënuar së bashku që nga shkurti.
Bianconerër fituan 4-1, ku La Joya shënoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa El Pipita me një goditje të fortë me të majtë brenda zonës.
Ndeshja e fundit që të dy kishin shënuar ishte fitorja 3-1 kundër Napolit në kuadër të Kupës me 28 shkurt.
Duke parë këtë rekord, kanë kaluar nëntë muaj prej se kishin shënuan, ndërsa kanë luajtur pothuajse gjithë bashkë, përfshirë këtu edhe më kombëtaren në një ndeshje miqësore me Brazilin.
Dybala tani ka 11 gola në 10 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe në Superkupën e Italisë dy herë.
Higuain e ka filluar me dobët sezonin, ku pas 10 ndeshjeve ka shënuar katër gola.
Juventusi mbetet i treti në renditje të Series A me tri pikë më pak se Napoli. /Telegrafi/