Telegrafi

Juventusi refuzon ta marr Fellainin, ai mbetet lojtar i lirë në qershor

MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Marouane Fellaini of Manchester United celebrates scoring the third goal during the Premier League match between Manchester United and Crystal Palace at Old Trafford on September 30, 2017 in Manchester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Agjenti i Marouane Fellainit, ia ka ofruar lojtarin e tij Juventusit për një kalim të mundshëm te gjigantët italian, por kampionët e Serie A e kanë refuzuar. 

Belgu është nën kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit dhe mesfushori e ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës.

United ende nuk është dorëzuar për mesfushorin 29 vjeçar dhe nuk duan ta shesin në janar.

Fellaini është kthyer në një lojtar kyç nën urdhrat e Jose Mourinhos, duke shënuar katër gola në nëntë ndeshje.

Lexo po ashtu Këta janë 20 lojtarët më të mirë të 10 viteve të fundit – Shumë yje të mëdha me Messi dhe Ronaldon që vazhdojnë të mbesin më të mirët (Foto)

United i kishte ofruar kontratë një vjeçare dhe lojtari kishte refuzuar dhe që atëherë është në kërkim të një klubi të ri.

Një burim i Goal.com ka thënë se lojtari i është ofruar Juventusit nga agjenti i tij, por ‘Zonja e Vjetër’ e ka refuzuar mundësinë e zëvendësimit.

Trajneri Massimiliano Allegri nuk e sheh lojtarin si përmirësim të mesfushës së tij, ndërsa lojtarët që ai pëlqen mbeten Emre Can dhe Leon Goretzka.

Edhe drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se po punojnë për këtë dyshe që janë pa kontratë në fund të vitit. /Telegrafi/