Agjenti i Marouane Fellainit, ia ka ofruar lojtarin e tij Juventusit për një kalim të mundshëm te gjigantët italian, por kampionët e Serie A e kanë refuzuar.
Belgu është nën kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të sezonit dhe mesfushori e ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës.
United ende nuk është dorëzuar për mesfushorin 29 vjeçar dhe nuk duan ta shesin në janar.
Fellaini është kthyer në një lojtar kyç nën urdhrat e Jose Mourinhos, duke shënuar katër gola në nëntë ndeshje.
United i kishte ofruar kontratë një vjeçare dhe lojtari kishte refuzuar dhe që atëherë është në kërkim të një klubi të ri.
Një burim i Goal.com ka thënë se lojtari i është ofruar Juventusit nga agjenti i tij, por ‘Zonja e Vjetër’ e ka refuzuar mundësinë e zëvendësimit.
Trajneri Massimiliano Allegri nuk e sheh lojtarin si përmirësim të mesfushës së tij, ndërsa lojtarët që ai pëlqen mbeten Emre Can dhe Leon Goretzka.
Edhe drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se po punojnë për këtë dyshe që janë pa kontratë në fund të vitit. /Telegrafi/