Telegrafi

Juventusi refuzon dy oferta të larta për mbrojtësin Demiral

Merih Demiral. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)

Merih Demiral si duket nuk do të largohet nga Juventusi, së paku jo në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus ka refuzuar dy oferta shumë të larta për qendërmbrojtësin turk.

Leicester City dhe Borussia Dortmund kanë qenë dy skuadrat që kanë bërë oferta, por që janë refuzuar.

Fillimisht skuadra angleze kishte ofruar 30 milionë euro në drejtim të Zonjës së Vjetër, ofertë që është hedhur poshtë.

Merih Demiral. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Juventus refuzoi edhe ofertën e Dortmundit që ishte më e lartë për 10 milionë euro për mbrojtësin Demiral.

Zonja e Vjetër e vlerëson lartë yllin turk, edhe pse hapësirat për të kanë qenë shumë të pakta.

Mediat italiane raportojnë se Juventusi do ta lë të lirë Demiralin vetëm nëse vije një ofertë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/