Juventus është në kërkim të një mesfushori qendror dhe thuhet se ka filluar bisedimet paraprake për të nënshkruar me Corentin Tolisson.
Mesfushori francez ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Bayern Munich dhe sipas Sky Sport Italia, gjigantët e Serie A janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është një admirues i lojës së Tolissos, i cili ishte afër transferimit në Allianz Stadium në vitin 2017, para se të bashkohej me Bayern Munichun nga Lyoni.
Edhe pse Manuel Locatelli është përparësia e Biankonerëve në verë, Tolisso mund të jetë një mundësi e mirë për gjigantët e Serie A duke pasur parasysh që Bayern Munchen është i hapur për ta shitur atë.
Sipas raportimeve, bisedimet paraprake midis dy klubeve tashmë kanë filluar.
Ish-lojtari i Juventusit, Pjanic gjithashtu është lidhur me një kthim në Allianz Stadium dhe sipas raportimeve në Spanjë, agjentët e lojtarit po bëjnë presion për ta lënë atë të largohet nga Nou Camp në një huazim dyvjeçar. /Telegrafi/