Telegrafi

Juventusi pritet t’i vazhdojë kontratën Buffonit

Juventusi po planifikon që t’i vazhdojë kontratën Gianluigi Buffonit.

Zonja e Vjetër e vlerëson lartë kontributin e legjendës së tyre, andaj ka vendosur t’i ofrojë një marrëveshje të re.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, kampioni i Serie A-s po planifikon që t’i vazhdojë kontratën portierin edhe për një sezon.

Lexo po ashtu Buffon ndërron fanellën me djalin e Maldinit: Nuk pensionohem, po pres nipat e legjendave

Buffon u rikthye te torinezët nga Paris Saint-Germain, derisa deri më tani i ka zhvilluar 11 paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e re mes të dyja palëve pritet të nënshkruhet në fillim të muajit mars, e që portieri do të qëndronte deri në fund të sezonit 2021. /Telegrafi/