Juventusi po planifikon që t’i vazhdojë kontratën Gianluigi Buffonit.
Zonja e Vjetër e vlerëson lartë kontributin e legjendës së tyre, andaj ka vendosur t’i ofrojë një marrëveshje të re.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, kampioni i Serie A-s po planifikon që t’i vazhdojë kontratën portierin edhe për një sezon.
Buffon u rikthye te torinezët nga Paris Saint-Germain, derisa deri më tani i ka zhvilluar 11 paraqitje në të gjitha garat.
Kontrata e re mes të dyja palëve pritet të nënshkruhet në fillim të muajit mars, e që portieri do të qëndronte deri në fund të sezonit 2021. /Telegrafi/