Telegrafi

Juventusi pritet të bëjë ofertë për Rabiotin gjatë janarit

Juventusi mund t’i ofrojë 10 milionë euro Paris Saint-Germainit për Adrien Rabiot, për të mposhtur konkurrencën nga Barcelona.

Mesfushori francez është jashtë kontratës më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Megjithatë, nuk ka indikacione se ai do të rinovojë kontratën pasi deri më tani ka hedhur poshtë një numër ofertash nga liderët e Ligue 1.

Lexo po ashtu Juventusi, Milani dhe Barcelona në 'luftë' për Rabiotin

Situata e tij te kampionët francezë ka bërë që shumë skuadra evropiane të vihen pas Rabiot, ku ndër skuadrat më të interesuara është Juventusi.

Bardhezinjtë kanë qenë të interesuar për reprezentuesin francezë për një kohë të gjatë dhe mund të negociojnë me të nga janari e tutje.

Ata përballen me konkurrencë të madhe nga Barcelona, por Zonja e Vjetër ka një ide për ‘vjedhjen’ e Rabiot.

Lexo po ashtu Barcelona vazhdon ta monitorojë Rabiotin

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Juventusi mund të paguajnë rreth 10 milionë euro në janar për të nënshkruar menjëherë me mesfushorin.

Kjo ofertë do të ishte e preferueshme edhe për PSG, të cilët duken gjithnjë e më shumë të ngjarë të humbasin Rabiot në një transferim të lirë verën e ardhshme. /Telegrafi/