Telegrafi

Juventusi pritet ta transferojë Marquinhon nga PSG-ja

Juventusi është duke u përgatitur që në verë t’i bëjë disa transferime, por që do t’i largojë edhe disa lojtarë nga skuadra.

Zonja e Vjetër e fitoi titullin e tetë me radhë në Serie A, mirëpo kishin një paraqitje zhgënjyese në Ligën e kampionëve, duke u eliminuar nga Ajaxi në çerekfinale.

Gazetta dello Sport raporton se Juventusi është duke tentuar ta transferojë mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos.

Marquinhos (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi brazilian thuhet se është i hapur që të largohet nga Parku i Princave, andaj Zonja e Vjetër dëshiron t’i marrë shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Benitez pritet të kalojë te Chelsea për ta liruar kështu Sarrin t'i bashkohet Juventusit

Për ta realizuar transferimin e Maruqinhos, Juventusi duhet t’i paguajë rreth 45 milionë, ndërsa rivalizohet edhe nga Manchester Unitedi, Arsenali dhe Liverpooli.

Marquinhos në sezonin që lamë pas ka arritur të shënojë tri gola dhe ka bërë një asistim për PSG-në, gjersa mund të kalojë te torinasit në javët e ardhshme. /Telegrafi/