Telegrafi

Juventusi prioritet dy yjet e Realit

Juventusi po  synon të bëjë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Bardhezinjtë janë vënë në kërkim të dy lojtarëve të Real Madridit, James Rodriguez dhe Isco.

Të dy këta lojtarë nuk po trajtohen në mënyrën më të mirë të mundshme nga Zinedine Zidane, dhe tashmë largimi i tyre është tepër i mundshëm.

Duke parë këtë fakt, drejtuesit e Juventusit nuk humbasin kohë dhe fillojnë sulmin për t’i transferuar qysh në afatin kalimtar të janarit të dy lojtarët.

Nëse nuk arrihet në janar atëherë do të provohet edhe në qershor.