Federico Bernardeschi nuk do ta mbaj numrin 10 te Juventusi.
Lojtari sot ka prezantuar fanellën e tij që do ta mbajë te Juve dhe ka zgjedhur numrin 33.
“Ka pasur gjithmonë interesim nga Juventusi, por për një arsye ose tjetër nuk u materializua. Bisedimet ishin të gjata, të bukura dhe emocionuese”.
“Juve tregoi se ka besim në mua, po flasim për një top klub nga më të mëdhenjtë në botë”.
“E pëlqej shumë numrin 10 dhe të më takonte mua të vendosja do ta kisha marrë. Është e drejt si kam thënë, më duhet ta meritoj”
“E mora numrin 33 pasi jam besimtar, fetar”, ka thënë Bernardeschi. /Telegrafi/