Site icon Telegrafi

Juventusi pranon ofertën e gjigantit italian për Chiesan, tani i mbetet sulmuesit të vendos për të ardhmen e tij

Federico Chiesa pritet të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi italian nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re e cila i skadon në qershor të vitit 2025 dhe Juventusi është pajtuar për shitjen e tij.

Në fakt Sky Sport ka raportuar se Zonja e Vjetër tanimë ka pranuar ofertën e Romës për shitjen e Chiesas.

Lexo po ashtu Juventusi i gatshëm ta shesë Chiesan, e njofton Romën për çmimin e sulmuesit italian

Giallorosët kanë ofruar 20 milionë euro, ofertë që ka kënaqur Juventusin e cila është pranuar nga drejtuesit bardhezi.

Tani gjithçka mbetet në dorë të lojtarit për të vendosur nëse dëshiron transferimin te Roma ose jo.

Lexo po ashtu Juventusi e sheh Sanchon si lojtar ideal për ta zëvendësuar Chiesan

Chiesa është dëshira kryesore e Romës dhe trajnerit Daniele De Rossi që po merret personalisht tani për ta bindur lojtarin të transferohet në Olimpico.

Drejtuesit e Romës kanë pasur disa takime me agjentin e lojtarit Fali Ramadani dhe java e ardhshm epritet të jetë vendimtare për të ardhmen e sulmuesit italian./Telegrafi/

Exit mobile version