Juventusi është pranuar në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021/2022, pasi që veprimet disiplinore kundrejt Superligës Evropiane janë pezulluar nga UEFA.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, UEFA i ka dërguar letër Zonjës së Vjetër duke e konfirmuar pjesëmarrjen e klubit italian në garën më prestigjioze për klube.
Kujtojmë që Komisioni Disiplinor vendosi që të pezullojë ndërmarrjen e veprimeve kundër Juventusit, Real Madridit dhe Barcelonës, deri në një njoftim të ardhshëm.
Në rast se nuk do të suspendoheshin veprimet e këtij komisioni, me shumë mundësi gjiganti italian dhe dy gjigantët spanjoll do të ishin përjashtuar nga Liga e Kampionëve.
ANSA raporton se pos Juventusit, letra e pranimit të Bianconerëve i është dërguar edhe Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). /Telegrafi/