Telegrafi

Juventusi po tenton ta mbyll marrëveshjen me Haaland, shqetëson komisioni për Raiolan

Juventus është skuadra që është më afër të gjetur një marrëveshje për blerjen e Erling Braut Haaland , një 19-vjeçari i RB Salzburgu, që ka shkëlqyer këtë vit.

Zonja e Vjetër edhe pse ka konkurrencë të klubeve si Borussia Dortmund, Manchester United dhe Napoli, duke se është më afër.

Juve është e gatshme ta paguajë  klauzolën e lojtarit që është 30 milionë euro në kontratë.

Klubi për ta bindur lojtarin të nënshkruajë, do ta lënë në huazim te klubi aktual deri në qershor.

Ajo që shqetëson më shumë është komisioni që klubi duhet të paguajë për agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Carmine Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images)

Corriere dello Sport shkruan se Juventusi duhet të paguajë këtë shifër dhe është e gatshme, pasi nuk do ta lëshojë lojtarin e ri. /Telegrafi/