Site icon Telegrafi

Juventusi po shqyrton ofertat për McKennie

Juventusi ka bërë një goditje të madhe, duke nënshkruar me mesfushorin italian Manuel Locatelli.

Por me ardhjen e reprezentuesit italian reparti i mesfushës është mbipopulluar dhe tani Juventusi duhet të largojë ndonjërin nga futbollistët.

Aaron Ramsey ka qenë në listë për tu larguar, por deri më tani nuk ka oferta për të.

Sipas mediave italiane, mesfushori amerikan Weston McKennie mund të largohet këtë verë nga Zonja e Vjetër.

22-vjeçari ka pasur paraqitje të mira, por ai nuk pëlqehet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri dhe pritet të largohet nga qyteti i Torinos.

Gjithnjë sipas shkrimeve të fundit në Itali, Juve po shqyrton ofertat që kanë ardhur në drejtim të tyre për amerikanin.

22-vjeçari ka kaluar vetëm një vit si futbollist i Juventusit, por ai mund të largohet nëse vije ndonjë ofertë mbi 30 milionë euro.

Klube angleze dhe gjermane janë interesuar për shërbimet e reprezentuesit amerikan. /Telegrafi/

Exit mobile version