Telegrafi

Juventusi po planifikon transferimin e Hysajt

Elseid Hysaj është njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në Serie A dhe jo vetëm.

Mbrojtësi i talentuar shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e Napolit në dy vitet e fundit në Serie A.

E falë paraqitjeve mjaftë të mira, shqiptari ka edhe një klauzolë largimi prej 50 milionë eurove.

Kjo ka bërë që për të interesim të shprehin shumë skuadra të mëdha evropiane.

Chelsea dhe Bayern Munich janë dy skuadrat që prej kohësh e duan transferimin e Hysajt.

Por së fundmi në garë fuqishëm për lojtarin është futur edhe kampioni aktual i Italisë, Juventus.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Tutomercatoweb’, Juventus po e sheh Hysajn si zëvendësuesin adekuat të zviceranit Lichtsteiner.

Zonja e Vjetër po planifikon të veprojë njëjtë edhe me Hysajn si me Higuainin kur i pagoi klauzolën dhe e transferoi në Torino.

Mbetet të shihet nëse Napoli do ta lejoj largimin e Hysajt drejt rivalëve kryesor në Serie A. /Telegrafi/