Juventusi nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve që nga viti 1996, ndërsa ky vit po vjen me optimizëm të madh.
Klubi nga Torino ka vazhduar me blerje të mëdha këtë sezon.
Deri më tani janë harxhuar 221 milionë euro, ku gjysma e shumë shkoi për Cristiano Ronaldon.
Juvenusi ka punuare dhe në dalje, ku janë larguar Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain.
Në anën tjetër edhe legjenda Gianluigi Buffon ka kaluar në PSG. Shumë lojtarëve nuk iu vazhdua kontrata.
Gazeta spanjolle Marca e sheh Juventusin si favorit, ndërsa ka analizuar secilën blerje.
Cristiano Ronaldo
Pa dyshim, lojtari me Nr.7 është njeriu rreth të cilit po ndërtohet ky projekt, pasi Ronaldo është blerja e madhe e Juventusit nga Real Madridi.
Golat dhe lidershipi i tij mund t’iu jap bardhezinjtë një avantazh të madhe dhe vdekjeprurës.
Joao Cancelo
Lojtari portugez është mbrojtësi i djathtë i Juventusit që sezonin e fundit e kaloi te Interi si huazim nga Valencia.
Ai është shumë i mirë në aspektin mbrojtës, ndërsa ka ruajtur edhe aftësinë e tij për të ndihmuar sulmin.
Douglas Costa
Braziliani erdhi sezonin e shkuar si huazim nga Bayern Munich, ndërsa Juventusi ka nënshkruar një kontratë të përhershme me të.
Ai ishte çelësi i suksesit për Scudetton e fundit, prandaj klubi pagoi 40 milionë euro për të.
Mattia Perin
Ai ka ardhur nga Genoa për ta konkurruar Wojciech Szczsnyn për punën e portierit të parë.
Edhe pse 25 vjeç ai ka treguar se është një nga portierët më të mirë italian në qarkullim.
Emre Can
Gjermani erdhi nga Liverpooli, ai pritet të luajë një rol të rëndësishëm në mesfushë. Juve e mori si lojtar i lirë.
Talenti dhe fiziku i tij me siguri do ta ndihmojnë shumë ekip në qendër të fushës.
Leonardo Bonucci
Ardhja më e fundit mund të jetë një nga më të rëndësishmet për Juven këtë edicion.
Ai e njeh klubin, pasi ka qenë në Juventus që nga viti 2010 deri kur shkoi ë verën e shkuar te Mlilani. /Telegrafi/