Telegrafi

Juventusi po përcjell situatën e Rabiotit te PSG-ja

Adrien Rabiot (Getty Images)

Juventusi është duke shikuar me vëmendje situatën e Adrien Rabiot në Paris Saint-Germain.

Mesfushori francez ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e tij pas triumfit përfundimtar të Coupe de France javën e kaluar.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Juventusi është i vetëdijshëm për zhgënjimet e Rabiot dhe beson se ata mund ta tundojnë atë për të kaluar në Torino këtë verë.

Lexo po ashtu Barcelona në ndjekje të Rabiot

Marrëveshja aktuale e mesfushorit francez me PSG-në shkon deri në vitin 2019 dhe transferimi i tij nuk pritet të jetë i vështirë.

Rabiot njihet për zgjuarsinë, teknikën dhe forcën e tij në mesfushë (Getty Images)

I pyetur nëse ai do të jetë në Parc des Princes sezonin e ardhshëm, Rabiot u përgjigj: “Nuk e di, ne do të shohim”.

“Por, për momentin, unë dua të shijoj çdo moment dhe çdo trofe me klubin tim”.

Lexo po ashtu Interi është vënë pas Rabiotit

Ndjeka e Juves për Rabiot po kryhet pavarësisht nga bisedimet me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Can, për një lëvizje gjatë verës.

Juventusi gjithashtu thuhet se po lidhet me lojtarë tjerë, ku emri më i fundit është ai i sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann. /Telegrafi/