Telegrafi

Juventusi po mendon rikthimin e Cancelos

Joao Cancelo . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Joao Cancelo mund të rikthehet te Juventusi vetëm pas një viti të kaluar në Ligën Premier.

Mbrojtësi i djathtë portugez iu bashkua kampionëve në fuqi të Angliës verën e vitit të kaluar për 65 milionë euro nga Juventusi.

Por Zonja e Vjetër po mendon që ta rikthej përsëri në skuadër anësorin.

Arsyeja është që Cancelo ka kërkuar largimin nga Etihad Stadium, pasi nuk ka arritur të përshtatet dot me futbollin anglez.

Joao Cancelo. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

25-vjeçari ishte i lidhur me një rikthim te Valencia në janar, por në fund dy klubet nuk arritën një marrëveshje.

Mediat italiane kanë raportuar se Zonja e Vjetër është gati të ofrojë tani 40 milionë euro për rikthimin e portugezit.

Edhe Cancelo është i hapur për një rikthim në Torino, ku ka kaluar pjesën më të mirë të karrierës së tij. /Telegrafi/