Diogo Dalot është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë sezon me Manchester United.
Mbrojtësi i djathtë portugez ka fituar besimin e trajnerit Erik Ten Hag dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm.
Por kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadon në verën e vitit 2023, edhe pse klubi e ka opsionin për t’ia vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.
Gjiganti italian Juventus është duke e monitoruar situatën e Dalot dhe po mendon të dal me një ofertë për anësorin.
Zonja e Vjetër po mendon që në afatin kalimtar të janarit të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e Dalot në Allianz Stadium.
Juan Cuadrado pritet të largohet nga bardhezinjtë dhe Dalot po shihet si zëvendësuesi adekuat i kolumbianit.
Në anën tjetër Dalot përkundër se po luan rregullisht, United ka shikuar mundësinë e afrimit të një mbrojtësi të djathtë. /Telegrafi/