Juventusi ka hapur bisedimet me Villarrealin teksa po kërkon të gjejë një marrëveshje për Pau Torres, i cili mund të zëvendësojë Matthijs de Ligt, por italianët do të duhet të luftojnë me Manchester Cityn që po ashtu janë në garë.
Mbrojtësi 25-vjeçar spanjoll dëshiron të largohet nga Villarreali këtë verë në mënyrë që të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij dhe ai nuk ka mungesë të opsioneve, pasi një numër klubesh në mbarë Evropën janë të interesuar për një lëvizje të mundshme.
Megjithatë, ditët e fundit, Juventus dhe Manchester City kanë hyrë seriozisht në luftë për shërbimet e spanjollit.
Siç raportohet nga Eurosport, Villarreal kërkon rreth 50 milionë euro për Torresin, një shifër që konsiderohet e tepërt nga Juventusi, që ofron rreth 40-45 milionë euro.
Zonja e Vjetër do t’i ofrojë spanjollit një kontratë me vlerë rreth 5 milionë euro neto në sezon.
Bianconerët nuk mund të shtyjnë për një marrëveshje derisa të finalizojnë shitjen e De Ligt te Bayern, i cili mund të kërkojë t’i mbyllë gjërat së shpejti tani që Robert Lewandowski është larguar te Barcelona.
Në anën tjetër Manchester City është gjithashtu i prirur për të marrë Torresin.
Po ashtu Man City është vënë edhe pas Marc Cucurella të Brighton. /Telegrafi/