Site icon Telegrafi

Juventusi planifikon të nënshkruajë me sulmuesin Gianluca Scamacca

Gianluca Scamacca pritet të jetë nënshkrimi i parë gjatë afatit kalimtar të janarit për Juventusin.

Kampioni në fuqi i Italisë është në kërkim të një sulmuesi pasi në qendër të sulmit ka vetëm Alvaro Moratën.

Talenti italian, Gianluca Scamacca është duke u pëlqyer nga trajneri Andrea Pirlo.

22-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë edicion me fanellën e Genoas.

Në 15 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, Scamacca ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.

Sulmuesi i ri është i huazuar te Genoa nga Sassuolo që posedon kartonin e tij.

Juve është futur në bisedime me Sassuolon ku synon të nënshkruajë me lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër është gati të shpenzojë deri në 13 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin italian. /Telegrafi/

Exit mobile version