Raportohet se Juventusi është duke menduar të bëjë një ofertë befasuese për yllin e Burnleyt, Dwight McNeil.
Kampionët e Serie A janë shumë afër transferimit të Matthijs de Ligt dhe Adrien Rabiot, derisa në mediat italiane raportohet se ata kanë shfaqur interesim edhe për talentin e skuadrës angleze.
Sulmuesi 19-vjeçar kishte një sezon fantastik te Burnley. Ai zhvilloi 21 paraqitje në Ligën Premier, ku i shënoi tre gola dhe bëri dy asistime.
Zonja e Vjetër thuhet se do ta fillojë monitorimin e sulmuesit në ndeshjet parasezonale me skuadrën angleze dhe mund ta transferojë atë në muajin gusht. Burnley është i gatshëm ta shesë sulmuesin anglez, por kërkon 35 milionë euro për shërbimet e tij.
McNeil ka nënshkruar javë më parë një kontratë të re me klubin nga Liga Premier që e mban atë deri në verën e vitit 2023. 19-vjeçari po ashtu kërkohet edhe nga klubet, si Manchester City, Tottenham Hotspur dhe Arsenali. /Telegrafi/