Site icon Telegrafi

Juventusi pëson nga Monza, regjistron humbjen e parë në Serie A

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Juventusi e ka përjetuar humbjen e parë sezonale në Serie A duke pësuar në udhëtim te Monza me rezultat 1-0.

Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol në pjesën e parë dhe shkuan në pushim me shifrat identike.

Në këtë pjesë të lojës, Angel Di Maria u përjashtua me karton të kuq (40’) pasi e goditi me bërryl një lojtar kundërshtar.

Inferioriteti numerik në fushë ua pamundësoi Bianconerëve që të tregoheshin të rrezikshëm në gjysmën e dytë të takimit.

Për më shumë, ata pranuan gol Christian Gytkjaer (74’), i cili pranoi një top nga Patrick Ciurria, gjeti hapësirë dhe realizoi.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Kjo ishte humbja e parë e Juventusit në Serie A që numëron edhe dy fitore dhe katër barazime, dhe qëndron në kuotën e 10 pikëve.

Për Monzan është vetëm fitorja e parë e këtij edicioni, ndërsa ka arritur edhe një barazim dhe pesë humbje, ashtu që ka arkëtuar katër pikë deri më tani. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootyHub12/status/1571509479081926660

Exit mobile version