Telegrafi

Juventusi përgatitë ofertë për mbrojtësin anësorë Molina

Nahuel Molina është njëri nga mbrojtësit anësorë më të mirë në kampionatin italian Serie A.

Mbrojtësi i djathtë argjentinas ka pasur një vit fantastik me Udinesen dhe tanimë është i gatshëm për ta bërë hapin e madh në karrierë.

24-vjeçari në 37 ndeshje zyrtare këtë edicion shënoi tetë gola dhe dhuroi pesë asistime duke konfirmuar formën fantastike.

Juventusi pritet të jetë skuadra e ardhshme e argjentinasit, me Zonjën e Vjetër që tanimë kanë marrë një ‘po’ nga vet futbollisti.

Kampioni i shumëfishtë italian është në bisedime me Udinesen për transferimin e mbrojtësit anësorë dhe gjithçka pritet të kryhet brenda javës së ardhshme.

Zonja e Vjetër po pret shitjen e De Ligt dhe do t’i ofrojë Udineses 30 milionë euro menjëherë për transferimin e Molinas.

Gjithsesi Calciomercato ka raportuar se ekziston një mundësi që dy klubet të bëjnë edhe një marrëveshje shkëmbimi, ku Nicolo Rovella të përfshihet në marrëveshje në mënyrë që të zbret çmimi për Molinan. /Telegrafi/