Site icon Telegrafi

Juventusi përgatit ofertën për De Paul

Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë për mesfushorin argjentinas të Udineses, Rodrigo De Paul.

Sipas Calciomercato.com, Bianconerët dërguan një nga skautët e tyre në fitoren 3-2 të Udineses ndaj Genoa, të shoqëruar nga agjenti i De Paul, Augustin Jimenez.

Ata po vlerësonin një ofertë të ardhshme për 26-vjeçarin, i cili është nën kontratë me Udinesen deri në qershor të vitit 2024.

Lexo po ashtu Interi po mendon për transferimin e De Paul në janar

De Paul kishte qenë në prag të një transferimi në verë te Leeds United, por ekipi anglez i Marcelo Bielsa nuk ishte gati të paguante çmimin e kërkuar prej 40 milionë eurosh.

Ka të ngjarë që Juventus është duke hedhur bazat për sezonin e ardhshëm sesa një lëvizje janari, duke marrë parasysh situatën e ngushtë financiare të shkaktuar nga COVID-19.

Mesfushori argjentinas pëlqehet shumë edhe nga rivalët e urryer të Juventusit, Interi, i cili ka kohë që e ndjek De Paulin. /Telegrafi/

Exit mobile version