Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë të re për të nënshkruar me Manuel Locatelli nga Sassuolo, por një takim midis dy klubeve nuk është caktuar ende.
23-vjeçari është në krye të listës së blerjeve të verës nga Bianconerët, por ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Sassuolon.
Çmimi i kërkuar i Sassuolos është 40 milionë euro, një kërkesë që Juventusi mund të përmbushë vetëm duke përfshirë një nga lojtarët e tyre të rinj në një ofertë huazimi me mundësi ose detyrim blerje.
Ndërsa Radu Dragusin duket të jetë favoriti për të kaluar në Stadio Mapei në marrëveshje, Juventusi dhe Sassuolo janë ende duke negociuar ofertën e parave që Zonja e Vjetër duhet të vendosë në tavolinë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Sassuolo presin një ofertë huazimi prej 5 milionë eurosh me mundësi blerje për 20 milionë euro tjera që do të paguhet deri në vitin 2023 dhe bonuse rreth 7 milionë euro.
La Juve rilancia, ecco la nuova offerta per #Locatelli: ecco il bonus sulla rivendita https://t.co/Z55c5v75YL
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 23, 2021
Ky medium shton se Juventusi gjithashtu mund të përfshijë një klauzolë prej 25 për qind të shitjes së ardhshme në ofertën e tyre të re.
Sidoqoftë, sipas Calciomercato.com, Sassuolo tashmë kishte refuzuar një ofertë fillestare të një huazimi dy-vjeçar me 5 milionë euro dhe mundësi blerje për një shtesë prej 25 milionë euro plus bonuse, duke kërkuar 8-10 milionë për huazim, me detyrimin e blerjes për 25 milionë euro dhe deri në 10 milionë tjera bonuse. /Telegrafi/