Juventusi thuhet të jetë nisur përpjekjet për transferimin e kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2021.
Sipas El Chiringuito TV, bisedimet me Los Blancos dhe lojtarit për rinovimin e kontratës nuk janë duke u zhvilluar aktualisht, ashtu që Zonja e Vjetër e ka gati një ofertë për qendërmbrojtësin.
Spanjolli paguhet 11.7 milionë euro në sezon te Reali, ndërsa në fund të sezonit i skadon kontrata. Megjtihatë, Juve nuk është klubi i vetëm që e monitoron ngushtë situatën e tij.
Paris Saint-Germaini është një prej klubeve që është i gatshëm të luftojë për nënshkrimin e 34-vjeçarit, i cili mund të largohet si lojtar i lirë në verën e ardhshme.
Gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, Ramos e ka fituar dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kupën e Botës me Spanjës, ndërsa me Real Madridin e ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve, pesë herë La Ligan dhe dy herë Kupën e Mbretit. /Telegrafi/